Teatri “Bylis” në Fier ka mirëpritur mbrëmjen e djeshme një nga komeditë më të suksesshme të skenës shqiptare, “Gruaja e burrit tim”, nën regjinë e Kiço Londos. Salla ishte e tejmbushur me spektatorë që shijuan me shumë entuziazëm një mbrëmje plot të qeshura dhe emocione.