Një gropë karstike me diametër rreth 7 m dhe thellësi më shumë se 10 metra është shfaqur prej disa ditësh shumë pranë banesave në lagjen e spitalit në qytetin e Belshit. Fenomeni natyror është i zakonshëm për zonën e Dumresë e cila numëron mbi 84 liqene të krijuara si pasojë e fenomeneve karstike. Fenomeni ka ngjallur panik tek banorët të cilët ndihen të pasigurt teksa dita ditës gropa u afrohet banesave dhe kërkojnë ndërhyrje nga strukturat e emergjencave.