Dy fëmijë kanë rrezikuar jetën në gropën e pusit të mbushur me naftë bruto. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, në fshatin Zharrëz. Të miturit ishin duke luajtur, ndërsa kanë përfunduar në gropën e pusit të naftës me numër 489, pronë e kompanisë Albpetrol. Fëmijët 5 dhe 8 vjeç janë shpëtuar nga gjyshi i tyre, i cili po punonte tokat. Një vit më parë shumë pranë gropës ku rrezikuan jetën dy të miturit, humbi jetën një e afërme e kësaj familjeje.