Top Channel/ Groenlanda drejt SHBA-së? opozita fiton zgjedhjet, ja çfarë pritet të ndodhë
12/03/2025 13:24

Opozita e qendrës së djathtë të Groenlandës ka fituar zgjedhjet e parlamentare, në trysninë Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili premtoi se do të marrte territorin autonom të Danimarkës. Me më shumë se 90% të votave të numëruara, partia Demokraatit – e cila favorizon një qasje graduale ndaj pavarësisë – po merr gati 30% të votave, thonë zyrtarët zgjedhorë. Naleraq, një tjetër parti opozitare e cila dëshiron të nisë menjëherë procedurat e divorcit nga Kopenhagen dhe të ketë lidhje më të ngushta me SHBA, është e dyta në sondazh me rreth 25%. Partia IA e kryeministrit Mute Egede – gjithashtu një parti pro-pavarësisë, është i treti me mbi 21%. Groenlanda, ishulli më i madh në botë, midis Oqeanit Arktik dhe Atlantik, është kontrolluar nga Danimarka, për rreth 300 vjet. Rreth 44,000 groenlandezë nga një popullsi prej 57,000 kishin të drejtë të votonin për të zgjedhur 31 deputetë, si dhe qeverinë lokale, teksa në garë ishin gjashtë parti. Partia Siumut, partnerja e Egedes në një koalicion qeverisës të krahut të majtë aktual, është në vend të katërt me afro 15% të votave. Dy partitë e tjera janë shumë prapa, me Atassut me 7%, dhe Qulleq me pak më shumë se 1%. Votimi u zhvillua në 72 qendra votimi të shpërndara në të gjithë ishullin.

Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48