Gripi nuk është shqetësues, por në Lushnje po vaksinohet e gjithë popullata. Janë shpërndarë në total 22 mijë doza vaksinash. Edhe ky 77- vjeçar ndonëse prej vitesh pohon se nuk e ka zënë gripi, përsëri po bën dozën e radhës. Në qendrat shëndetësorë të rrethit, mësuesit, policët dhe stafi mjekësor kanë qenë të parët që u vaksinuan.