Mbi 400 persona, të rritur e fëmijë, paraqiten pothuajse ccdo ditë në urgjencën e spitalit dhe atë të pediatrisë në Durrës. Janë kryesisht persona që kërkojnë ndihmën e mjekëve teksa përballen me simptomat e infeksioneve virale në këtë muaj të ftohtë. Vetëm 10 % e rasteve konstatohen të infektuar me Sars-Cov2.