Top Channel/ Grevë e përgjithshme në Izrael/ Bllokohen sektorët kryesorë të ekonomisë
02/09/2024 20:08

Kur kanë kaluar 332 ditë nga nisja e luftës mes Izraelit dhe Hamasit, kryeministri Netanjahu u përball këtë të hënë me një grevë të përgjithshme, që pasoi protestat masive, me kërkesën për armëpushim dhe marrëveshje për kthimin e pengjeve të mbetur në Gaza. Sindikatat bënë thirrje për ndërprerjen e shërbimeve, ndërsa mijëra manifestues bllokuan rrugët në Tel Aviv pas gjetjes së trupave te gjashtë pengjeve në Gaza, mes të cilëve edhe një shtetas amerikan. Greva preku sektorët kryesorë të ekonomisë, përfshirë bankat, spitalet dhe aeroportin kryesor të vendit. Kjo është greva e parë e përgjithshme që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor. Në demonstratat masive në mbarë vendin, protestuesit thonë se qeveria po saboton një marrëveshje për lirimin e pengjeve në favor të mbajtjes së një pranie ushtarake përgjatë kufirit Gazë-Egjipt. Sondazhet tregojnë se shumica e publikut izraelit mbështet një marrëveshje armëpushimi si e vetmja mënyrë për të liruar pengjet, edhe nëse kjo do të thotë se Hamasi nuk është shkatërruar plotësisht… Një nga negociatorët izraelit me Hamasin deklaroi se në Gaza janë ende 100 pengje. Sipas tij, trysnia ushtarake nuk mund t’i shpëtojë ata, përkundrazi do t’i çojë drejt vdekjes, ndaj e vetmja mënyrë është arritja e marrëveshjes.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55