Gjysëm milionë njerëz janë bërë pjesë e valës më të madhe të veprimeve sindikale prej dekadash të tëra në Mbretërinë e Bashkuar. Në grevën masive që ka pllakosur vendin janë përfshirë punonjës të disa sektorëve, përfirë atë të kujdesit shëndetësor dhe arsimit. Arsyeja që ka nxjerrë britanikët në rrugë është ngadalësimi i rritjes mesatare të pagave.