Pas gati një muaji grevë e diskutimeve pa zgjidhje mes Qeverisë dhe Sindikatës së Arsimit, këtë të premte doli një propozim nga Komisioni Parlamentar për Arsim, për ta ndalur grevën. Kreu i këtij komisioni propozoi zbutje të grevës, për të cilin SBASHK-u u zotua se do të shqyrtojë. “A mundet që në vend të fëmijëve me i marrë notat me i bë si presion sindikal, mos me i vendosë notat, mos me e formalizuar dijen e cila transmetohet tek fëmijët”, tha Ardian Gola.