Vijon beteja me zjarret në Greqi, ku gjatë gjithë natës forcat zjarrfikëse, me ndihmën e banorëve të zonave të prekura, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. Situata mbetet kritike në dy vatra kryesore, në zonat Psatha-Porto Germeno dhe Megara, ku zjarret vazhdojnë të jenë aktive.