Top Channel/ Greqia vendos ekstradimin e Shtufit, rrëzon pretendimet e biznesmenit
30/07/2026 19:49

Biznesmeni shqiptar Ilir Shtufi, i arrestuar në Greqi në kuadër të një urdhër-arresti të lëshuar nga SPAK, ka refuzuar ekstradimin drejt Shqipërisë, por Gjykata e Apelit e Selanikut ka marrë vendimin. Gjykata e Apelit e Selanikut, kërkon të ekzekutojë vendimin për ekstradimin e 53-vjeçarit drejt Shqipërisë, pas akuzave për pastrim parash dhe drogë. Gjatë seancës dëgjimore në gjyq, ai i mohoi akuzat dhe kundërshtoi ekstradimin e tij, duke pretenduar se po persekutohej politikisht për shkak të aktiviteteve të tij në biznes. Mediat greke shkruajnë se ai ka shprehur frikë për sigurinë e tij dhe vuri në dyshim paanshmërinë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Shtufi, i cili është mes rreth 20 biznesmenëve të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme, u ndalua nga autoritetet greke pas një operacioni ndërkombëtar që lidhet me hetime për pastrim parash dhe trafik droge. 53-vjeçari u gjet dhe u arrestua në qershor në një hotel në Selanik nga oficerët e policisë të Nëndrejtorit të Krimit të Organizuar të Greqisë Veriore, pas informacioneve nga INTERPOL-i. Pas arrestimit, autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij, ndërsa pala greke po shqyrton kërkesën në përputhje me legjislacionin dhe marrëveshjet ndërkombëtare të bashkëpunimit juridik. Emri i tij është pjesë e një dosjeje të gjerë hetimore të SPAK, e cila përfshin persona të dyshuar për përfshirje në rrjete kriminale dhe pastrim të të ardhurave të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm. Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet shqiptare dhe greke janë në koordinim për hapat e mëtejshëm ligjorë.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06