Tetori ka hyrë me një mini lockdown për Selanikun dhe 10 qytete të tjera në Greqi, të cilat janë tani në nivelin e kuq, bazuar në hartën epidemiologjike për përhapjen e koronavirusit në vend. Përveç qytetit të dytë më të madh të Greqisë masat e veçanta lokale kanë filluar të zbatohen edhe në Larisa, Halkidiki dhe Kilkiz,ndërsa ka një javë që ato janë në fuqi në njësitë rajonale në Pieria, Imathia, Pella, Kavala, Kastoria, Ksanthi dhe Drama.