Greqia është paralizuar sot nga një grevë e përgjithshme 24-orëshe, e shpallur nga sindikatat më të mëdha, GSEE dhe ADEDY, të cilat kundërshtojnë ligjin e ri të punës. Punëtorët dhe përfaqësuesit e sindikatave akuzojnë qeverinë se me ligjin e ri vendos një status “mesjetar pune”, duke rritur orarin deri në 13 orë në ditë dhe duke cenuar të drejtën e pushimit. Ata kërkojnë aullimin e menjëhershëm të projektligjit, rikthimin e të drejtës për negociata kolektive dhe uljen e orarit javor në 37 orë e gjysmë.