Përdorimi i një baterie greke «Patriot» në Arabinë Saudite për rrëzimin e dy raketave balistike iraniane që kishin si objektiv instalimet energjetike dhe infrastrukturore, ka shkaktuar reagim të fortë politik dhe mediatik në Greqi. Partitë e opozitës akuzojnë qeverinë se ky veprim përbën de facto përfshirje të vendit në konfliktin e armatosur në Lindjen e Mesme ndaj kërkojnë tërheqjen e menjëhershme të sistemit raketor dhe kthimin e personelit ushtarak, duke paralajmëruar për rreziqe serioze për sigurinë e vendit.