Greqia nuk e ndryshon qëndrimin e saj lidhur me shtetësinë e Kosovës, deklaroi në Beograd presidentja greke, Katerina Sakellaropoulou. Kryetarja e shtetit grek ka ndaluar për një vizitë në kryeqytetin serb, ku pas takimit me presidentin Aleksandar Vucic, patën edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.