Këto janë pamjet e një ekspozite me fotografi dhe harta ,vendosur në kangjellat e presidencës, ku tregohet “genocidi grek ndaj popullsisë çame ” bashkë me “pushtimin e territoreve shqiptare nga Greqia”. Burime diplomatike greke i thanë Top Channel se Ambasada greke në Tiranë ka dërguar një notë proteste ku kërkon shpjegim nga zyra e presidenti Ilir Meta, lidhur me këtë ekspozitë.