Top Channel/ Greqia, në vështirësi për ujë! Pakësohen rezervat. Kërkohet që të ndërtohen…
04/09/2024 19:35

Nga veriu e deri në jug ,bashkë më mijëra ishujt e saj, Greqia po përballet me një krizë të konsiderueshme uji për shkak të kushteve të zgjatura të thatësirës të përkeqësuara nga valët e njëpasnjëshme të të nxehtit dhe mungesa e reshjeve gjatë viteve të fundit. Deri kohët e fundit, liqeni Picrolimni në Greqinë veriore ishte një destinacion popullor për banjot me baltë, por këtë verë është një pellg i cekët me shum pak ujë dhe tashmë sipërfaqe të mëdha të plasaritura. Probleme të mëdha me mungesën e ujit përballojnë fermerët e zonës turistike të Halkidhikisë në Greqinë verilindore dhe shumë prej tyre tashmë sjellin ujin me autobote për të vaditur ullinjtë apo të mbjellat. Vija bregdetare e liqenit Doirani, i cili shtrihet në kufirin verior të Greqisë me Maqedoninë e Veriut, është tërhequr mbi 300 metra në vitet e fundit. Zyrtarët lokalë po bëjnë thirrje vepra të reja publike për të rivendosur furnizimin me ujë të lumenjve dhe përmirësimet e infrastrukturës që mos humbasin derdhjet në periudhën e dimrit. Situatë alarmante paraqitet edhe në zonat pranë Athinës ku është evident rreziku i mungesës së ujit të pijshëm. Sipas të dhënave satelitore të Observatorit Kombëtar të Athinës, liqeni Mornou ,i krijuar nga njeriu 30 vite më pare për të furnizuar me ujë gati gjysmën e popullsisë greke në periferinë e Atikës , është ulur në nivelin më të ulët në dekada: Nga 16.8 km² 2 vite më pare, sipërfaqja e tij u ul në 15.3 km²në 2023 dhe këtë gusht u vlerësua vetëm në 12km ². Rezervat e ujit në këtë liqen dhe në tre të tjerë që furnizojnë Atikën, një rajon me rreth 4 milionë banorë që përfshin edhe kryeqytetin , kanë rënë në 700 milionë metra kub nga 1.2 miliardë metra kub në 2022, thekson ministria e mjedisit që ndodhet në fazën e hartimit të një plani të ri të menaxhimit të ujërave në përshtatje me kushtet e reja atmosferike.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55