Top Channel/ Greqia në alarm për zjarret, 64 vatra brenda një dite
21/06/2024 21:24

Greqia po lufton për të dytën ditë rresht me disa dhjetëra vatra zjarresh që kanl shpërthyer në mbarë vendin , sidomos në zonat jugore . Sipas shërbimit zjarrfikës vetëm në 24 orët e fundit kanë rënë 64 zjarre, 45 prej të cilave brenda disa orësh. Autoritetet kanë dërguar mesazh me numrin e urgjencës 112 për rastet e katastrofave në disa zona në mënyrë që banorët ti evakuojnë ato Dhjetra zjarrfikës të ndihmuar nga tetë avionë po përpiqen prej disa orësh të shuajnë zjarret në pyjet e rajonit të Ahaias dhe Ilias në gadishullin e Peloponezit pranë qytetit të Kranidit . Situata bëhet e vështirëë pasi në disa raste, shpejtësia e erës i kalon 95 kilometra në orë. Ndërsa edhe temperaturat janë tepër të larta. Zjarret më të rrezikshme me të cilat përballen zjarrfikësit dhe që kërcënojnë vendbanimet në disa fshatra, janë në Megalopolis të Arkadisë, Mastrantoni të Ahaisë, Kranidi të Argolisë dhe Alpohori në Ilia. Në disa fshatra të tjerë pamjet e dëmeve të shkaktuara nga zjarri janë tronditëse. Me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, spitalet e Patrës, Pirgos dhe Argolisë janë vënë në gjendje gatishmërie, për shkak të zjarreve të vazhdueshme në zonë . Ndërkohë një 55-vjeçar ka humbur jetën nga asfiksia gjatë përpjekjeve për fikjen e zjarrit. Përveç gadishullit të Peloponezit flakët po shkrumbojnë disa zona pyjore në Amfithea të Larisës, në Tebë ,në Agios Spiridon të Viotisë , në Fthiotida dhe Evia. Greqia ka vite që përballet me zjarret e mëdha , por ato janë bërë më shkatërruese pasi verat janë bërë më të nxehta dhe më të thata. Ministria e Mbrojtjes civile ka shpallur gjendjen e gatishmërisë. Vetëm në dy zonat më të rrezikshme të zjarreve të sotme , në Kranidhi dhe Ahaia operojnë mbi 650 zjarrfikës me 60 automjete dhe 8 avionë dhe 1 helikopter. Kurse në Fthiotida dhe Megalopolis operojnë 100 zjarrfikës me një grup këmbësorësh, 26 automjete, 8 avionë dhe 4 helikopterë. Pamjet: AFP

Top News – Alarm për sulm në Moskë. SHBA thirrje qytetarëve – Shmangni Muzeun Tsaritsyno
31/10 19:45
Top Channel / Halloween i frikshëm në Evropë. Protesta në Francë, Gjermani, Itali e vende të tjera
31/10 19:43
Top News – Darka e Lavrov me Marko Rubion. Ftesa e Rubios thellon ndasitë mes SHBA dhe BE
31/10 18:00
Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10
Top Channel/ Kaos në Itali, përleshje e zjarr! Shpërthen greva e protestat në gjithë vendin
30/10 23:08
Top Channel/ “Rrit çmimet”! Dhoma Britanike kundër Paketës Fiskale, 10 kërkesa qeverisë: Rishikojeni
30/10 23:01