Top Channel/ Greqia në alarm për ujin, Mitsotakis: Masa drastike
30/10/2025 22:27

Imazhet e orëve të fundit nga liqeni Morno, burimi kryesor që furnizon me ujë kryeqytetin grek kanë shkaktuar alarm tek autoritetet greke dhe specialitë të fushës paralajmërojnë se në se nuk do të ketë reshje shiu dhe bore gjatë muajit nëntor , Athina do të ketë probleme serioze me ujin. Rezervat e ujit tek liqeni në fjalë ,janë ulur me 44% krahasuar me mesataren e viteve të fundit dhe janë tashmë në nivel alarmi. Në shkallë vendi, sasia totale e ujit në rezervuarë ka rënë nga 596 milionë metra kub vitin e kaluar në vetëm 377 milionë këtë vit. Përballë kësaj situate, qeveria greke ka shpallur një plan emergjent kundër mungesës së ujit gjatë një ceremonie me rastin e 100-vjetorit të kompanisë shtetërore EYDAP, ku kryeministri Kyriakos Mitsotakis deklaroi se uji do të mbetet pasuri publike, ndërsa ministri i Mjedisit dhe Energjisë, prezantoi programin “Evrithos” — një projekt strategjik që parashikon devijimin e pjesshëm të dy lumenjve, për të forcuar furnizimin me ujë të Atikës. Kyriakos Mitsotakis, Kryeministër i Greqisë Atika përballet me një krizë të mundshme të madhe të furnizimit me ujë nëse nuk marrim masat e nevojshme dhe drastike. Mund të thuhet se viti i ardhshëm mund të jetë i mirë, mund të bjerë borë, mund të bjerë shi dhe rezervuarët mund të rimbushen natyrshëm përmes ciklit hidrologjik. Por shpresa nuk është strategji. Projekti, me vlerë rreth 500 milionë euro, pritet të përfundojë në vitin 2029, duke garantuar furnizimin me ujë të rajonit për 30 vitet e ardhshme. Në total, në gjithë vendin po zbatohen projekte me vlerë 2.5 miliardë euro në shtatë drejtime strategjike, ndërsa 151 projekte me vlerë 320 milionë euro janë tashmë në zbatim në mbi 40 ishuj, për përmirësimin e rrjeteve të ujësjellësit dhe kanalizimeve. Në të njëjtën kohë, autoriteti I ujësjellësit në Athinë dhe ai I Selanikut do të zgjerojnë aktivitetin e tyre edhe në ujitjen bujqësore, ndërsa po përgatitet modernizimi ligjor dhe teknik i më shumë se 100 ndërmarrjeve lokale të ujësjellësve në të gjithë vendin.

Top News – Protestë masive, Italia me frymën pezull / Të rinjtë mbushin rrugët, druhen trazira
30/10 13:58
Top News – Putin: Jam gati për luftë…! Paralajmëron perëndimin: Nuk do të ketë asnjë fitues
30/10 13:57
Top News – Putin mbyll gazetën e fundit të pavarur / ‘Kremlini e vrau Novaya Gazeta-n pas 33 vitesh’
30/10 13:25
Top News – Banorët po vdisnin urie… / Nisen ndihmat drejt qytetit të pushtuar nga Rusia
30/10 12:14
Top Channel/ Greqia sfidon Turqinë në OKB! Mitsotakis kundërshton marrëveshjen detare me Libinë
30/10 12:06
Top News – Mjaft e provokuat Rusinë…! Pentagoni ‘këshillon’ evropianët: Zbusni retorikën
30/10 11:58
Top Channel/ Ishte nisur drejt Mekës, sauditët shkatërrojnë dronin: U lëshua nga Huthit në Jemen!
30/10 11:58
Top News – Ushtria e hakerave e Kim Jong un-it / Vjedh 6.3 miliardë dollarë nga Binance
30/10 11:50
Top News – Papa voton në zgjedhjet në SHBA / Hera e parë në historinë e Vatikanit, votim me postë
30/10 11:49
Top Channel/Bllokim motori, çfarë i ndodhi helikopterit italian në Bosnjë: Pilotët u nxorrën gjallë!
30/10 11:10
Top Channel/ Italia sot në grevë, mijëra vetë rikthehen në sheshe: Milano “blindon” vitrinat!
30/10 11:08
Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36