Top Channel/ Greqia në alarm për turizmin, Ministri niset urgjent në Berlin, Varshavë dhe Londër
09/05/2021 12:21

Menjëherë pasi është mësuar lajmi se Greqia nuk është në listën jeshile të 12 vendeve pa karantinë që do të mund të vizitojnë turistët britanike dhe gjermane pas 17 Majit për shkak të situatës epidemiologjike ende të rënduar, qeveria greke është vënë në alarm për të shpëtuar turizmin, sektorin e saj kryesor të ekonomisë, pasi filluan edhe anulimet e para të rezervimeve. Ministri i Turizmit, Xaris Theoharis është nisur urgjent në Berlin, Varshavë dhe më pas në Londër për të biseduar me autoritetet dhe zyrat e mëdha turistike të këtyre vendeve. Berlini dhe Londra kane cilësuar se Greqia, ashtu si edhe Spanja e Franca janë ende në hartën me ngjyrë portokalle dhe jo jeshile, ndaj dhe të gjithë ata që duan t’i vizitojnë ato kur të kthehen, duhet t’i nënshtrohen një karantine 10 ditore. Vërtet qe masa ne fjale është e përkohshme dhe do te shqyrtohet përsëri në fund të majit, por Athina kërkon të mos humbasë as edhe një ditë. Tregu britanik është tregu i dytë më i rëndësishëm për turizmin grek pas atij gjerman, pasi në 2019 kanë vizituar Greqinë 3.5 mln britanikë, që sollën edhe të ardhura prej 2.56 mld euro. Ndërsa nga Gjermania mbërritën në të njëjtin vit 4mln turistë me xhiro gati prej 3 mld euro. Edhe viti i kaluar , i cunguar për turizmin për shkak të pandemisë solli 1 mln britanikë dhe 1.5 mln gjermane duke dhënë një frymëmarrje shprese për vendin.

Top Channel/ Vuçiç humb zgjedhjet: Fituan studentët! Nis festa në Beograd
25/10 23:15
Top News- Garë e ngushtë në Serbi/ Partia e Vuçiç me pak diferencë nga e studentëve
25/10 20:50
Top Channel / Zgjedhjet “rekord” në Serbi, studentët kundër Vuçiç, pjesëmarrje masive
25/10 19:58
Top News- ‘100 euro për votë dhe transport i paguar’/ Vuçiç ‘peshkon’ votuesit serbë në Kosovë
25/10 19:26
Top News- Sulmohet nëna e Vuçiçit/ Ngjarja ditën e zgjedhjeve, arrestohet autori
25/10 19:24
Top News- Gara për kryeministër në Serbi/ Shaip Kamberi thirrje shqiptarëve për të votuar
25/10 15:33
Top News – ‘Koalicioni shqiptar’ në zgjedhjet në Serbi / Tetë parti nën një sigël, jo më përçarje
25/10 12:22
Top News – Studentët në kurthin e ‘mitit të Kosovës’/‘Pjesë e patjetërsueshme e përbërëse’ e Serbisë
25/10 12:22
Top News – Serbia në zgjedhje, sfidohet Vuçiç / Pjesëmarrje masive, lëvizja studentore synon fitoren
25/10 12:21
Top Channel/ Zgjedhjet në Serbi/ Studentët kundër Vuçiç, 6.4 milionë qytetarë drejt kutive
25/10 11:44
Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10