Në një nga frontet më të vështira të dhjetëra vatrave të zjarrit anembanë Greqisë , në Kryoneri 30 kilometra në veri të Athinës, zjarrfikës, vullnetarë dhe banorë përpiqen të shpëtojnë një prej shtëpive që është përpirë nga flakët. Autoritetet greke kanë urdhëruar evakuimin e këtij fshati dhe të atij ngjitur ,Drosopigi pasi edhe aty disa shtëpi u dogjën. Zjarre të fuqishme kanë shpërthyer pranë Athinës dhe në zona të tjera, përfshirë gadishullin e Peloponezit si dhe në ishujt Kretë, Evia dhe Kythira.