Një masë të fuqishme parandaluese ka shpallur me një mesazh në rrejtin social tiktok kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mesditën e së mërkurës. Sipas tij Greqia do të ndalojë qasjen në rrjetet sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç nga 1 janari 2027. Prej vitesh , ka thënë ai, dëgjohet i njëjti shqetësim nga prindërit: fëmijë që flenë keq, që kan ë shumë ankth dhe që kalojnë gjithnjë e më shumë kohë para ekranit.