Top Channel/ Greqia kërkon ndihmë! Flakët jashtë kontrollit, qindra njerëz braktisin shtëpitë
12/08/2024 19:53

Zjarrfikësit grekë vazhdojnë të luftojnë me flakët për të përballuar frontin e zjarrtë që shpërtheu mesditën e djeshme në Varnava dhe është përhapur në verilindje të Atikës. Zjarret vazhdojnë të mbeten jashtë kontrollit dhe sipas informacioneve nga Mbrojtja Civile, vatrat më të mëdha dhe të rrezikshme janë në Dau Pentelis, në Dionysos, në Afidnes, Maratonë, Halandri si dhe në Vrilissia, vetëm 14 km nga qëndra e kryequtetit grek. Sipas autoriteteve bëhet fjalë për frontin më të fuqishëm të zjarrit për këtët vit në periferi të Athinës, që ka detyruar qindra njerëz të largohen, pasi ka djegur dhjetëra shtëpi, pemë, dhe makina gjatë natës.Aktualisht, sipas ministrit të Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile operojnë në këtë front 670 zjarrfikës, 27 grupe me komando pyjore, 183 automjete, 17 avionë dhe 18 helikopterë që hedhin ujë. Siç është regjistruar vizualisht në programin satelitor evropian Copernicus, tashmë janë djegur dhjetëra mijëra hektarë tokë pyjore e bujqësore , ndërsa gjatësia frontit të flakëve i kalon 40 kilometrat. Vassilis Kikilias, Ministër i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile: Banorët e Atikës verilindore po përballen me një front zjarri jashtëzakonisht të rrezikshëm , të cilin ne po e luftojmë për mbi 20 orë në kushte dramatike për shkak të erërave të forta dhe të vazhdueshme, tahtësirës , por edhe për shkak të terrenit shumë të ashpër dhe të pakalueshëm në një pyll të dendur . Deri pasditen e së hënës nuk ka pasur raportime për viktima,ndërsa 13 persona u trajtuan nga ekipet e shpëtimit dhe stafi mjekësor. Që në orët e para të mëngjesit janë dhënë urdhra evakuimi për 25 qyteza dhe fshatra në Pendeli, Drafi, Dionisos, Damarasi, Daou Penteli, Agios Spiridonas dhe Nea Makri. Autoritetet kanë evakuuar gjithashtu dy spitale dhe manastiret e Shën Efraimit dhe të Pentelit. Video ku forcat policore ndihmojnë në evakuimin e mbi 250 personave të rrezikuar nga zjarret publikojnë mediat greke të cilat kanë ndryshuar programin dhe transletojnë vetëm situatën me zjarret rreth Athinës. Edhe ambientet përreth Observatorit të Athinës janë përfshirë nga flakët. Greqia ka aktivizuar mekanizmin evropian të mbrojtjes civile dhe kërkesës greke deri më tani i janë përgjigjur: * Franca, me dërgesën e një helikopteri, i cili pritet të mbërrijë sot. * Italia, me dërgimin e dy avionëve zjarrfikës Canadair, që do të vijnë nesër në mëngjes. * Republika Çeke, me dërgimin e 75 zjarrfikësve dhe 25 automjeteve, që priten brenda 24 orëve të ardhëshme .Po ashtu i është ofruar gjithashtu ndihmë nga Spanja, Qiproja dhe Turqia. Ndihma në përballjen e zjarreve po japin edhe Forcat e Armatosura të ushtrisë greke duke siguruar personel dhe mjete dhe duke i aktivizuar kudo që u kërkohet, në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile Në total, Forcat e Armatosura kanë ndarë për vëzhgim 422 efektivë dhe 211 mjete që kryejnë patrulla të cilat kalojnë nëpër zona malore në të gjithë territorin grek. Autoritetet greke janë në alarm të kuq për zjarre në më shumë se gjysmën e vendit të paktën deri të enjten pasi edhetemperaturat që parashikohen të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54