Top Channel/ Greqia, gjobë 392 milionë euro, Ndëshkimi nga BE për fondet bujqësore
17/06/2025 22:51

Gjoba prej 392 milion euro që ka vendosur Komisioni Europian ndaj Greqisë për dështimin në menaxhimin e fondeve të BEpër bujqësinë dhe për kontroll të pamjaftueshëm në ndarjen e suvencioneve, nuk ishte një rrufe në qiell të pastër. Kishte disa muaj që disa media vendase trajtonin këtë çështje që po zbulohej dalëngadalë dhe partitë opozitare kërkonin të dinin se si ishin shfrytëzuar këto para të BE të keqmenaxhuara dhe të trajtuara në 6 vitet e fundit si subvencione të paligjshme. I ashtuquajturi skandali i agjencisë për menaxhimin e këtyre fondeve, OPEKEPE, vazhdon të trazojë vendin, pasi gjoba në fjalë , përfaqëson 78% të totalit të gjobave të vendosura ndaj të gjitha shteteve anëtare të Unionit! Dhe për më tepër në këtë gjobë nuk janë përfshirë subvencionet e viteve 2024 dhe 2025, për të cilat gjithashtu ka probleme me mënyrën e menaxhimit nga agjencia dhe ndoshta llogaria që do të duhet të paguajë qeveria , do të shkojë në gati 600 milion euro bëjnë me dije medat vendase. Duke parë se vendi i dytë me keqpërdorim fondesh, Portugalia, do të paguajë vetëm 35 ml euro dhe vendi i tretë më pak se 9 mln , bëhet e qartë se në Greqi ka pasur një abuzim të madh me fondet përmes agjencisë përgjegjëse . Skandali po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha dhe po hetohet për kryerjen e pagesave pa kontrolle ose inspektime të mjaftueshme në terren, për mashtrimet në lidhje me fermat greke inekzistuese, apo dhjetëra raste ku qytetarët grekë kanë marrë fonde bujqësore të BE-së të destinuara për të zhvilluar kullota që nuk i zotëronin ose nuk i kishin marrë me qira, apo për aktivitete bujqësore në të cilat nuk ishin angazhuar kurrë. Në këtëmënyrë janë privuar nga këto subencione ata që kishin me të vërtetë nevojë. Një prej rasteve të bujshme ishte ai në Agrinio ku duket se janë keqpërdorur mbi 300.000 euro nga fondet europiane për 800 dynymë të ish- aeroportit ushtarak në këtë zonë që ishte deklaruar si tokë bujqësore. Ministria greke e Bujsëqisë sqaron se nuk bëhet fjalë për mashtrim nga fermerë vendas , por për shkak të pasaktësive në kontroll dhe zbatimit të mangët të rregulloreve evropiane, si dhe të problemeve të përhershme strukturore dhe mungesës së stafit. Qeveria greke ka deklaruar se do shpërbëjë agjencinë në fjalë e cila është nën hetim, duke i kaluar kontrollin e këtyre fondeve Misionit të Autoritetit të Pavarur për të Ardhurat Publike.

Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21