Forcat politike në Greqi vazhdojnë “betejën” parazgjedhore 15 ditë para zgjedhjeve të 25 qershorit , me epiqendër kësaj here programet ekonomike dhe politikat tatimore. Kyriakos Mitsotakis, kreu i Demokracisë së Re që përqendroi 40,1% të votave në zgjedhjet e 21 majit pa mundur të sigurojë shumicë parlamentare dhe të qeverisë, ka ritheksuar rëndësinë e veçantë, të investimeve ekonomike të cilat do sjellin ulje të papunësisë , paga të larta , mbështetje financiare për sektorët e shëndetësisë dhe arsimit.