Top Channel/ Greqia drejt “katastrofës”? 50% më shumë zjarre këtë vit, plas zemërimi ndaj qeverisë!
27/08/2024 11:17

Greqia është përballur këtë verë me 50 për qind më shumë zjarre sesa vitin e kaluar, e pohuar kjo nga një zëdhënës i Qeverisë greke. Një vale të hershme të nxehti përvëlues dhe dimrit më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë në vend, i shtohet dhe një nivel i paprecedent zjarresh që kanë shkatërruar zona të tëra në verilindje të Athinës. Zëdhënësi Pavlos Marinakis njoftoi se që nga fillimi i muajit maj, zjarrfikësit janë përballur me rreth 4.000 zjarre, një rritje prej 50 për qind krahasuar me vitin 2023. Më i madhi prej tyre ishte ai i 11 gushtit që shpërtheu pranë qytetit historik, Maratona, 40 kilometra në verilindje të Athinës. Flakët e nxitura nga erërat e forta, zhuritën 10.000 hektarë tokë, i morën jetën një gruaje dhe detyruan me mijëra vetë të braktisnin në panik shtëpitë e tyre. Opozita kritikon qeverinë për keqmenaxhim të situatës. Javën e kaluar, kryeministri grek Kyrikakos Mitsotakis, u përball me protesta të banorëve të zemëruar teksa ai vizitoi zonat e prekura nga zjarri dhe u përpoq të mbronte reagimin e autoriteteve u deshën vetëm 5 minuta që avionët të angazhoheshin në shuarjen e zjarreve dhe vetëm 2 minuta që të mobilizoheshin më shumë forca në tokë. Shkencëtarët nga ana tjetër argumentojnë se përkeqësimi i gjendjes duhet kërkuar edhe tek ndryshimet klimatike e kujtojnë se emetimet e karburanteve fosile po përkeqësojnë gjatësinë, shpeshtësinë dhe intensitetin e valëve të të nxehtit në mbarë botën.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20