Top Channel/ Greqia do dëmshpërblim, I kërkojnë Gjermanisë 287 miliardë euro
30/10/2024 22:19

Udhëheqja shtetërore dhe politike e Greqisë ka risjellë në tryezën e bisedimeve thirrjen e saj për negociata me Gjermaninë në lidhje me dëmshpërblimet për dëmet e shkaktuara gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kërkesat e kahershme greke janë theksuar gjatë takimit të presidentes së vendit me homologun e saj gjerman të cilin e kishte ftuar për një vizitë treditore në Greqi. Dua të theksoj, bazuar në vendimin përkatës të Kuvendit të Greqisë në vitin 2019, rëndësinë e madhe të çështjes së reparacioneve të luftës dhe të Kredisë së Pushtimit e cila mbetet e jashtëzakonshme për popullin grek. Pretendimet e Greqisë, që i ka dërguar notë zyrtare Gjermanisë prej vitit 2019, kanë të bëjnë me kompensimin dhe dëmshpërblimet për dëmet që pësoi vendi, viktimat dhe pasardhësit e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore, me vlerë sipas Zyrës së Përgjithshme të Kontabilitetit të Greqisë prej 278,7 mld euro, si dhe shlyerjen e të ashtuquajturës Kredi e pushtimit prej gati 10 mld eurosh, kthimin e veprave të artit dhe atyre arkeologjike të grabitura nga nazistët. Për sa i përket qëndrimit tonë ligjor për çështjen e dëmshpërblimeve, ai ndryshon, siç e dini, ne jemi të mendimit që ligjërisht kjo çështje konsiderohet e mbyllur, por ne mbetemi të përkushtuar ndaj përgjegjësisë sonë historike. Steinmeier përjashtoi mundësinë e negociatave të reja të dëmshpërblimeve edhe në takimin që pati me kryeministrin grek Mitsotakis kur ky i fundit theksoi se për Greqinë çështja e dëmshpërblimeve të luftës ishte ende shumë e “gjallë”. Ndërsa Gjermania ka kërkuar falje për krimet e epokës naziste të kryera gjatë luftës, ajo vazhdimisht ka pohuar se nuk diskuton dëmshpërblimet dhe ka mohuar t'i ketë borxh diçka Greqisë për Luftën e Dytë Botërore që kur i pagoi Athinës shumën prej 115 milionë markash gjermane në vitin 1960. Presidenti Steinmeier mbërriti në Selanik, të martën pasdite dhe vizitoi kantierin e ndërtimit të Muzeut të Holokaustit të Greqisë, i shoqëruar nga presidentja greke Sakelaropoulou, ndërsa pas Athinës, ku vizitoi monumentin e Ushtarit të Panjëhur dhe vendosi një kurorë lulesh në nderim të të rënëve të Greqisë , axhenda e tij përmban edhe vizitën e tij në fshatin Kantanos të Kretës , aty ku nazistët gjermanë vranë 180 vetë në vitin 1941.

Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43