Disa orë pas vizitës së shkurtër të sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken në rezdiencëën e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Kretë, burime qeveritare greke në Athinë e kanë konsideruar këtë takim që është zhvilluar në një atmosferë të përzemërt tepër pozitiv, pasi janë diskutuar dhe aprovuar pozicionimet greke për shumë çështje .