Një debat i ashpër politik është zhvilluar dje në parlamentin grek pasi qeveria e kryeministrit Mitsotqkis po ashpërson ndjeshëm politikën e saj ndaj emigracionit të paligjshëm, duke miratuar një ligj të ri që përshpejton kthimin e emigrantëve . Ligji i ri parashikon përshpejtimin e procedurave të dëbimit për azilkërkuesit, kërkesat e të cilëve janë refuzuar, zgjatjen e periudhës së ndalimit administrativ dhe kufizimin e mundësive për legalizimin e qëndrimit të personave pa dokumente. Në të njëjtën kohë, siç theksojnë edhe mediat greke qeveria Mitsotakis synon të krijojë qendra riatdhesimi jashtë BE , në bashkëpunim me vende të treta, ku do të transferohen emigrantët në pritje të kthimit në vendet e origjinës.