Top Channel/ Greqia ‘alarmon’ Shqipërinë! Zbulon kushtin për integrimin
18/12/2024 20:21

Greqia do ta mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj dhjetëvjeçare për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, por me kusht që ajo t’i respektojë të drejtat e pakicës greke në vend, tha të mërkurën kryeministri Kyriakos Mitsotakis, raporton Reuters. Marrëdhëniet mes Athinës dhe Tiranës u përkeqësuan pasi Shqipëria e arrestoi politikanin e pakicës greke, Alfred Beleri, gjatë një fushate për zgjedhjet lokale në qytetin e tij të Himarës vitin e kaluar dhe e burgosi atë për blerje votash. Beleri u lirua këtë vit pasi fitoi një vend në Parlamentin Evropian si kandidat i partisë konservatore të Mitsotakisit, Demokracia e Re. Duke folur në nënshkrimin e një kontrate për një rrugë të re që lidh qytetin veriperëndimor grek të Janinës me fshatin shqiptar Kakavijë, Mitsotakis tha se Greqia gjithmonë ka ruajtur marrëdhënie të mira me fqinjën e saj në Adriatik. Por, mbështetja e saj për përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në BE varet nga shpejtësia e përmbushjes së detyrimeve të kahershme që lidhen me pronësinë dhe të drejtat e tjera të pakicës greke në Shqipëri, e cila është më e madhja në vend. “Ekziston një rrugë e vazhdueshme e kushteve drejt Bashkimit Evropian, ku ne jemi në thelb rregullatorët e shpejtësisë me të cilën Shqipëria do të ecë drejt Evropës”, tha Mitsotakis para se të udhëtonte për në Bruksel për samitin BE-Ballkan Perëndimor. Shqipërisë, së bashku me Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, u është premtuar anëtarësimi në BE vite më parë dhe ato janë në bisedime me BE-në për mënyrën se si të përshpejtojnë reformat e nevojshme, të cilat do t’i ndihmojnë përfundimisht të bëhen pjesë e bllokut me 27 vende. Por, procesi ka ngecur, kryesisht për shkak të përparimit të ngadaltë në reforma dhe gjithashtu për shkak të mungesës së dëshirës nga shtetet anëtare të BE-së për zgjerim të mëtejshëm. Shqipëria e hapi kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian në tetor, 15 vjet pasi kishte aplikuar për anëtarësim. Ndërkohë, të mërkurën, pas një takimi me homologun e tij serb, Marko Gjuriq, në Athinë, ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis, tha se Greqia gjithashtu mbështet përpjekjet e Serbisë për t’u anëtarësuar në BE. “Anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian është një domosdoshmëri gjeopolitike”, tha Gerapetritis.

Top News – Edhe PD në protestën e 28 nëntorit/ Berisha: Të nderojmë flamurin, detyrim i të gjithëve!
17/11 16:30
Top News – PD do lista të hapura. PS i kushtëzon me uljen e numrit të deputetëve
17/11 16:29
Top Channel/ Berisha kundër buxhetit 2027, e cilëson antikushtetues, kundërshton paketën fiskale
17/11 15:15
Top Channel/ Diella dhe Gjoni i tenderave. Rama prezanton sistemin e ri të prokurimeve me AI
17/11 15:05
Top Channel/Prokurimet online, pas Diellës Rama prezanton Gjonin: Aplikimi mund të kontrollohen…
17/11 14:08
Top Channel/ ’Standard i ri’ Rama: Shqipëria vendi më i vlerësuar për prokurimet publike
17/11 14:08
Top Channel/ ‘Modeli i ri i prokurimeve’, Rama: Sistem unik, IA do të flasë gjuhën e çdo grupi…
17/11 13:46
Top Channel/ ‘Buxhet i paligjshëm nuk e votojmë’, Berisha: Në 28 nëntor të derdhen të gjithë në…
17/11 12:52
Top Channel/’Rrofshin çunat që blejnë apartamente’, Berisha: Zëri më i fuqishëm i investimeve janë..
17/11 12:51
Top Channel/ ‘Zgjohet Sadami dhe thotë do ta bëj 15%’, Berisha komenton buxhetin e 2027 dhe…
17/11 12:45
Top Channel/ Tabaku denoncon: Demo e Hitaj refuzojnë dëgjesat për protestat, PS bllokon…
17/11 12:24
Top Channel/ PD deklaron votën kundër buxhetit 2027, Bardhi: Rama bën sikur ul taksat, por i rrit
17/11 12:18
Top News-Petro Koçi kundër përjashtimeve në PS: Vendimi për Spiropalin e Ndrecën, i tepruar
16/11 16:46
Top Channel/ Incidenti me muzikën serbe në forumin e BE Rama nga Brukseli: Serbia të njohë Kosovën
16/11 16:44
Top Channel/ Berisha sulmon SPAK dhe Ramën, kërkon bashkim të opozitës dhe protesta
16/11 15:18
Top Channel/ Rama reagon për këngën serbe. Kryeministri po merr pjesë në forumin e BE në Bruksel
16/11 15:16
Top Channel/ Anëtarësimi në BE, Rama nga Brukseli: Ne kemi bërë shumë më tepër se vendet e…
16/11 15:13
Top Channel/ ‘E sigurt që s’do jemi të mërzitshëm’, Rama nga Brukseli: Duam të martohemi këtu…
16/11 15:09
Top Channel/ ‘Nëse nuk do ishte Trump, askush s’do mendonte për Flamingot’, Rama flet për protestat
16/11 14:35
Top Channel/’ Beteja mesjetare’, Rama reagon për Kosovën: Një këngë pa shije u këndua këtu…
16/11 14:35