Fermerët grekë kanë bllokuar me traktorë disa akse rrugore kombëtare në shenjë proteste për vonesat e krijuara në dhënien e subvencioneve të BE pas një skandali korrupsioni. Bllokada vjen pasi dhjetëra persona u arrestuan javën e kaluar në një rast mashtrimi në bujqësi që zbuloi se miliona euro u paguan në subvencione të paligjshme nga organizata përgjegjëse për shpërndarjen e fondeve bujqësore të Bashkimit Europian.