Qeveria shqiptare dhe ajo greke kanë rinisur kontaktet për një marrëveshje të mundëshme mes dy vendeve për njohjen e pensioneve. Ambasadorja shqiptare në Athinë Luela Hajdaraga është pritur lidhur me këtë cështje në një takim prej ministres greke të punës dhe cështjeve sociale Niki Kerameos.