Top Channel/ Greqi paketë financiare kundër inflacionit, për çdo pensionist 200 deri në 300 euro
15/02/2023 23:09

800 milion euro do të jetë paketa e re e ndihmës financiare që ka shpallur qeveria konservatore greke për pensionistët, fermerët dhe bizneset e dëmtuara nga inflacioni dhe faturat e larta të energjisë. Ndërsa muajin e kaluar kryeministri Mitsotakis shpalli rritjen me 8% të pensioneve, për herë të parë pas rreth 23 reduktimeve të vazhdueshme për shkak të krizës financiare prej viteve 2010-2018, mesditën e së mërkurës katër ministra të qeverisë kanë specifikuar paketën e re të një ndihme nga 200-300 euro para Pashkëve, që e marrin ata pensionistë të cilët nuk përfituan nga rritja sepse nuk plotësonin kriteret . Christos Staikouras ministër i Financave Kjo ndihmë mbulon më shumë se 1 milion pensionistë dhe varion nga 200 deri në 300 euro, sipas shumës të të ardhurave pensionale dhe çdo rritje pensioni që ata kanë marrë. Gjithashtu ministri i Financave ka deklaruar se zgjatet për 6 muaj TVSH e reduktuar për transportin, kafen dhe pijet joalkoolike,ndërsa edhe fermerët grekë do të marrin rimbursime taksash për kostot e karburantit të transportit për vitin 2023 si dhe disbursime më të shpejta të kompensimeve të papaguara për fatkeqësitë natyrore. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave inflacioni për muajin janar në Greqi u ul deri në 7%, nga 7,2% në dhjetorin e kaluar, por në veçanti, çmimet e artikujve ushqimorë dhe pijeve joalkoolike u rritën me 15.4%. Konkretisht produktet e qumështit dhe vezët u rritën me 25%, vajrat dhe yndyrnat 23.1%, mishi 19.3%, buka – drithërat 18.6%. Pavarësisht rritjes së kostove të energjisë që nga viti i kaluar, ekonomia e Greqisë ka ecur mirë falë rritjes së të ardhurave nga turizmi dhe këtë vit, Athina pret që prodhimi ekonomik të rritet me 1.8%.

Top News – Rusia ka nevojë për ushtarë / Por Kremlini do të shmangë mobilizimin
19/10 13:27
Top News – Shpërdorohen paratë e BE-së / Miliarda euro në kundërshtim me rregullat
19/10 13:26
Top News – Trump: Franca po digjet! Vendi është ‘shkatërruar’ nga emigracioni
19/10 13:20
Top News – Zjarr në bazën ushtarake / Katër të vdekur e dhjetëra të plagosur në Kanada
19/10 13:15
Top News – Mbështet Netanyahun para zgjedhjeve / Trump: Bibi i fortë, i guximshëm dhe brilant
19/10 12:07
Top News – SHBA kthen inteligjencën në Ukrainë / Zelenski: Ndërprerje e shkurtër, tani funksionon
19/10 12:06
Top News – Evropa në kaos, tërbim në rrugë / ‘Luftë urbane’ në Francë, Itali, Belgjikë e Portugali
19/10 12:04
Top News – Takim Putin-Trump-Xi Jinping / WSJ: Për të diskutuar një marrëveshje për Ukrainën
19/10 11:53
Top News – Parisi kthehet në zonë lufte / ‘Policia humbi kontrollin’, ministri ofron dorëheqjen
19/10 11:52
Top Channel/ BE auditon fondet: Miliarda euro të shpenzuara jashtë rregullave të bllokut!
19/10 11:48
Top Channel/Francë, protestat jashtë kontrollit: Macron refuzon dorëheqjen e ministrit të brendshëm!
19/10 11:47
Top Channel/ Zbuti masat ndaj Rusisë, Trump mbron vendimin: S`dua ta largoj nga negociatat!
19/10 11:46
Top Channel/Protestat, reagon Macron: Nuk jemi republika e dhunës, përgjegjësit do dalin para ligjit
18/10 22:16
Top News- Evropa e zhytur në protesta/ Nga Milano deri në Lisbonë, përshkallëzohen tensionet
18/10 21:41
Top Channel/ Trump-Zelensky, sytë nga Europa! Tensioni rrezikon mbështetjen amerikane
18/10 10:47
Top Channel/ Protestat në Francë, 1200 të arrestuar! Macron: Nuk jemi republika e dhunës
18/10 10:40
Top Channel/ Bie shpyllëzimi i Amazonës, niveli më i ulët që nga viti 1988
18/10 10:33
Top Channel/ OKB thirrje për dialog: kundër dhunës në protestë, proporcionale nga policia
17/10 23:03
Top News- Trazirat në Francë degjenerojnë në kaos / Policia përleshet me protestuesit, flakë e zjarr
17/10 15:19
Top News – Astronomët zbulojnë Yllin e Gjelbër / Për herë të parë, duket i tillë në syrin e njeriut
17/10 14:57