Top Channel/ Greqi, krijohet pas përçarjes tek Syriza partia: “E Majta e Re”
04/12/2023 22:53

11 deputetet e dy grupeve që janë shkëputur dhe larguar para disa ditësh nga partia më e madhe opozitare SYRIZA dhe kanë krijuar një grup të ri parlamentar, janë mbledhur pasditen e së hënës dhe kanë shpallur lindjen e një force te re politike të kahut të majtë. Emri I saj “E Majta e Re” me slloganin “E ardhmja na përket ne” . Partia e re u prezantua nga deputetët e larguar dhe kreu i grupit të ri parlamentar Alexis Haritsis theksoi se “Ne duam një të majtë që nuk do të humbasë veten në luftime toksike në internet, por do të luftojë brenda shoqërisë dhe do të propozojë zgjidhje reale me prioritete të qarta. Me barazi, drejtësi, punë, shtet social dhe demokraci që do të thellojë përmbajtjen e saj”, Në të njëjtën kohë, ai ka kritikuar ashpër liderin e ri të SYRIZA-s Stefanos Kasselakis, duke theksuar se ai dhe grupi i ri drejtues i tij, “krijojnë armiq të brendshëm, prodhojnë populizëm skandaloz dhe kanë qëndrime konservatore”. Ndërkohë dy ditë më parë me pjesmarjen e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të SYRIZA-s , ish udhëheqësi i saj për 15 vjet Aleksis Tsipras , që dha dorëheqjen pas zgjedhjeve të kaluara dhe humbjes me gati 20 pikë nga kosnervatorët, konfirmoi mbështetjen e tij për partinë SYRIZA. Gjatë një takimi në Romë me ish kryeministrin italian Enriko Leta , Tsipras ka kritikuar franksionin e ri të krijuar duke deklaruar se “Fragmentimi dhe multisektarizmi i forcave progresive i hap rrugën konsolidimit të forcave konservatore në qeverisje, por edhe konsolidimit të hegjemonisë së ideve të ekstremit të djathtë në shoqëritë europiane. Betejat para nesh nuk janë vetëm elektorale, por politike dhe ideologjike. Dhe ato do të jenë gjithnjë e më të vështira për sa kohë që ne nuk e kuptojmë se armiku nuk është brenda mureve". Nga ana e tij lideri i ri i SYRIZA-s Stefanos Kasselakis në një intervistë televizive ka theksuar : “Ndërgjegjja ime është e pastër, jam munduar të jem unifikues që në ditën e parë. Ka largime, ka edhe prurje. Çështja është se kush dëshiron të kontribuojë për vendin e vet. Vendit i duhet një parti e madhe progresive. E vetmja parti që mund ta përmbushë këtë pritje të popullit është SYRIZA. Siç thashë, ne jemi të përkushtuar për të ardhmen, do ta shihni në veprim”. Pamjet: AFP

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30