Top Channel/ Greqi, Gjykata Supreme ndalon partinë neonaziste të marrë pjesë në zgjedhje
03/05/2023 22:18

Tri javë para zgjedhjeve parlamentare në Greqi, Gjykata e Lartë e vendit ka vendosur të ndalojë partinë e ekstremit të djathtë “Grekët” që të marrë pjesë në to, duke mbështetur ndryshimet ligjore të miratuara nga ligjvënësit. Amendamentet e miratuara nga Parlamenti në shkurt kanë nxjerrë tashmë jashtë garës politike 14 nga 50 parti dhe koalicione politike që kishin paraqitur kërkesën e tyre për të kandiduar në zgjedhje, midis tyre edhe partinë e numrit 2 të neonazistëve të Agimi i Artë, Ilias Kasidhiaris, pasi ligji parashikon ndalimin e atyre forcave që udhëhiqen nga politikanë të dënuar për vepra të rënda ose atyre që nuk respektojnë kushtetutën demokratike të vendit. Ish-deputeti Ilias Kasidiaris, i dënuar me 13 vjet me heqje lirie bashkë me gjithë udhëheqjen e neonazistëve të Agimit të Artë, ka krijuar edhe pse në burg ,prej vitit 2020, partinë e re Grekët ,duke bërë edhe fushatë elektorale nëpërmjet mediave sociale. Në një deklaratë të lexuar nga avokatja e tij, lideri neonazist pohon se do t’i drejtohet për apelim gjykatave europiane. “Sot qeveria demokratike u rrëzua përfundimisht dhe gjysmë milion grekëve u hiqet e drejta elektorale për të votuar për partinë e zgjedhur prej tyre. Partia Kombëtare ‘Grekët’ u vu në shënjestër ilegalisht sepse është partia më e ndershme në skenën e brendshme politike”, u shpreh avokatja Ilias Kasidhiarias, Vaso Pantazi. Vendimi i Gjykatës së Lartë mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve, pasi në parlament mund të hyjnë më pak parti dhe forca politike fituese, pas votimit me sistemin proporcional të thjeshtë, ka gjasa ta ketë më të lehtë të formojë qeveri koalicioni. Gjithashtu interes të madh ka fakti se ku do të shkojnë votat e mbështetësve të neonazistit Kasidhiaris. Gjithsesi, bën përshtypje fakti se një tjetër parti e krijuar së fundmi ,që gjen mbështetjen e këtij elektorati ultra të djathtë ,me lider një ish gjykatës dhe bashkideator të Kasidhiaris, ka marrë të drejtën për të kandiduar në zgjedhjet e 21 majit. Pamjet: AFP

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11