Top Channel/ Greqi, familja mbretërore merr nënshtetësinë për 24 orë-reagon opozita!
24/12/2024 11:39

Katër muaj pasi një prej fëmijëve të ish mbretit të Greqisë, Konstandina u martua në Athinë mes duartrokitjeve dhe entusiazmit të admiruesve të monarkisë , anëtarët e ish-familjes mbretërore të Greqisë kanë dorëzuar kërkesën e aplikimit për marrjen nënshtetësinë greke. Dhe ajo që ka bërë pështypje të madhe është aprovimi I saj dhe publikimi brenda 24 orëve në fletoren zyrtare të vendimit . Deri sa vdiq në janar të vitit 2023 ,Konstandini 2 refuzoi të hiqte dorë nga çdo e drejtë për fronin grek për pasardhësit e tij . 5 fëmijëve të ish-mbretit dhe 5 fëmijëve të djalit të parë, Pavlos, ju është hequr nënshtetësia prej vitit 1994. Tashmë si shtetas grekë , meshkujt brenda kufirit të moshës do të thirren për të kryer detyrimet ushtarake.Tek kërkesa e aplikimit ata kanë deklaruar se kanë njohur zyrtarisht sistemin republikan të qeverisjes së vendit, duke hequr dorë nga titujt dhe pretendimet për fronin, 50 vjet pas shfuqizimit të monarkisë.Por zgjedhja e mbiemrit “De Grece” ,që nga frëngjishtja përkthehet i Greqisë ,ka shkaktuar reagime dhe socialistët grekë e kosniderojnë si mosnjohje të tërthortë të sisetmit ekzistues shtetëror . Ndërsa edhe Partia e Majtë Syriza thekson se rendi juridik grek nuk njeh tituj fisnikërie.Gjithashtu partitë opozitare kritikojnë qeverinë Mitostakis që me dhënien në kohë rekord të nënshtetësisë për anëtarët e ish famijles mbretërore , I shkel syrin përkrahësve të kahut të djathtë.Zërave për përfshirje në politike , burime pranë familjes u përgjigjen se “nuk do të bëjnë asgjë, thjesht do të kenë një rol social, një prezencë më të fortë dhe më të rregullt në atdheun e tyre”.

Top Channel/ Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari në Vlorë
16/11 10:48
Top Channel/ Shpërthim në Patos, dëmtohet porta e banesës së 33-vjeçarit në “arrest shtëpie”
16/11 10:44
Top News- Dënohen me burg ‘skifterët’ shqiptarë, ishin kthyer në tmerr për banorët e Francës
15/11 20:06
Top Channel/ Mbrojtja nga aflatoksina. Panariti: Siguria e qumësht, s’varet nga kontrolli i importit
15/11 19:40
Top Channel/ Gjyqtarët e Vettingut betejë për pagat. Padi në Kushtetuese si magjistratët
15/11 19:36
Top News- Vezë drejt eskortës së Ramës/ Arrestohen dy protestues, procedohen nëntë të tjerë
15/11 17:28
Top News- Goditet grupi i trafikut të kokainës/ Sekuestrohen kokainë, mjete luksoze dhe bizhuteri
15/11 15:30
Top Channel/ Historia e përjashtimeve në PS/Spiropali me Ndrecën e çojnë në 14 numrin e të larguarve
15/11 15:02
Top Channel/ Maratona e Tiranës, çmime edhe për grupin e garuesve me aftësi të kufizuara “Wee To”
15/11 14:44
Top News- Maratona e Tiranës mbledh 5800 garues/ Pjesë e garës edhe personat me aftësi të kufizuara
15/11 13:56
Top News- Zhvillohet sot Maratona e Tiranës! Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, rrugët që bllokohen
15/11 12:44
Top Channel/ Kontratat paramartesore/ Mbrojtje apo mungesë besimi? Avokatët: Zgjidh shumë gjëra
15/11 12:14
Top Channel/ Rreziku nga dobësuesit/ FDA ngre shqetësimin për injeksionet: Dëmtojnë shikimin
15/11 12:12
Top Channel/ Protesta, arrestohen 3 persona/ Incidentet të shtunën, 18 të proceduar & 44 të gjobitur
15/11 12:00
Top News- ‘Kush janë këta që na shantazhojnë’/Përplasja e fortë mes Spiropalit dhe Ramës në Asamble
15/11 11:59
Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34