Prodhimi i patates është në rënie të lirë si në Greqi ashtu edhe në vendet e BE në tërësi. Sipas të dhënave të fundit që publikoi shërbimi europian i statistikave, Eurostat, megjithëse në BE në vitin 2023 janë prodhuar 48.3 milionë ton patate, gati 1 mln ton më shumë se një vit më parë , prodhimi i saj ka një rënie prej më shumë se një të tretën, krahasuar me vitin 2000.