Top Channel/ Greqi, 150 euro shpërblim për personat që vaksinohen
10/07/2021 11:44

Për të shpëtuar sezonin e turizmit, qeveria në Athinë planifikon duke nisur nga 15 korriku t'u paguajë 150 euro të rinjve që vaksinohen. Në Greqi, ka nisur një lloj clirimi te njerëzve; me motin e ngrohtë dhe kohën për festa, frika nga virusi nuk është më aq e madhe dhe vullneti për imunizim, ka rënë. Në vend të 100.000 vaksinimeve në ditë ritmi i vaksinimit është ulur në 85.000. Për këtë arsye, ekzekutivi grek po përpiqet t`i inkurajojë qytetarët për vaksinat duke ofruar shpërblime në para. Nga 15 korriku të gjthë të vaksinuarit nën 26 vjeç do të marrin një shpërblim prej 150 eurosh. Kjo shumë do të jepet me vaksinimin e parë dhe mund të përdoret për bileta fluturimi, udhëtime me anije, për pushime apo për koncerte. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis bëri fjalë për një "pasaportë lirie", nga e cila mund të përfitojnë rreth 940.000 të rinj. Disa e kanë mbështetur me entuziasëm nismën, por ka dhe nga ata që e cilësuan “ një paturpërsi”, duke thënë se janë vaksinuar pasi e konsideronin të drejtë dhe nuk kishin nevojë të shpërbleheshin për këtë. “Paratë qeveria duhet t'i investojë për më shumë autobusë që të mos ngjeshemi si sardele dhe të mos infektohemi”, tha një 25 vjecare, Nena. Nuk kanë munguar sakaq as të rinjtë që thonë se nuk duan të vaksinohen nuk do ta ndryshojnë mendimin edhe nëse marrin para. Pamjet: AFP

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30