Top Channel/ Grenell: Hashim Thaçi po mbahet në Hagë në mënyrë të padrejtë, europianët dështuan…!
17/02/2025 15:06

Mes morisë së urimeve që vërshuan në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ishte dhe ai i të dërguarit të SHBA-së për operacione të posacme, Richard Grenell, i cili e shfrytëzoi megjithatë këtë moment për të kujtuan njeriun që bëri shpalljen zyrtare të mëvetësisë. “Ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e madhe. Ati themeltar i shtetësisë së Kosovës, Hashim Thaçi, do të duhej të festonte sot në Prishtinë – jo prapa hekurave në Hagë”, ka shkruar në plaftormën X ish i dërguari i Donald Trumpit gjatë mandatit të parë për dialogun Kosovë-Serbi. Grenell shton më tej se europianët kanë dështuar që të veprojnë kundër “kësaj padrejtësie në pesë vjetët e fundit”, e jo vetëm ata. “Edhe institucionet shtetërore të Kosovës, për shkak të politikës, kanë dështuar që të ndërmarrin veprime të domosdoshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie”, vazhdon mesazhi i tij. Hashim Thaci e shpalli pavarësinë e Kosovës në 17 shkurt 2008. Ai po përballet me dy procese gjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë, dhe është në paraburgim që prej vitit 2020. Thaçi kishte nisur planifikuar një vizitë në Washington qershorin e atij viti, kur Zyra e Prokurorit i dërgoi Dhomave të Specializuara një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën emri i Thaçit përmendej për një sërë krimesh. Në rastin e parë, ai akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, po ashtu ish-zyrtarë të lartë në Kosovë. Aktakuza qe ngritur nga prokurori Jack Smith, i cili paskësaj dha dorëheqjen për të hetuar presidentin Trump lidhur me përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, e tani së fundi, dha dorëheqjen sërish nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, pas fitores së Trumpit në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit 2024.

Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34
Top Channel/ Digjet “Foleja e Shqiponjës”. Zjarri masiv shkatërron ish-rezidencën e Hitlerit në Alpe
24/10 23:31
Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48