Qiratë janë rritur me ritme shqetësuese në Greqi, deri në pikën që shumë grekë, nuk i përballojnë dot më. Tre në dhjetë grekë jetojnë me qira, thotë Eurostat, i cili i rendit shpenzimet mujore për qira në Greqi si më të larta se në Itali, Spanjë dhe Gjermani - në raport me pagën. Elsa nga Athina tha për DË puna e saj në një zyrë kontabiliteti nuk ia mbulonte dot qiranë, e u detyrua të gjente dhe një punë me kohë të pjesshme.