Top Channel/ Grekët në kufi: Ktheni ushtrinë! Banorët afër Qafë Botës në protestë
06/02/2025 19:58

Reagime të organizatave dhe banorëve të Filiatit, komunë 25 km larg kufirit shqiptar të Qafë Botës, ka shkaktuar plani i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, për mbylljen e repartit ushtarak të Batalionit 628 të Këmbësorisë. Nga e marta e kaluar me vendim të shoqatave të prindërve dhe kujdestarëve, nxënësit nuk kanë shkuar në shkollë dhe së bashku me prindërit e tyre po zhvillojnë tubime proteste në sheshin e komunës duke marshuar drejt repartit, ndërsa sot gjithë punonjësit e bashkisë nuk kanë shkuar në zyra. Siç kanë theksuar banorët dhe zyrtarët e organeve lokale, reparti ushtarak në Filiates krijon një ndjenjë sigurie në zonën e tyre rurale dhe kontribuon në ekonominë lokale e cila vazhdon të tkurret. “Bëhet fjalë për një vijë kufitare me shtetin fqinj ku banorët e mbetur po përballen vazhdimisht me probleme të ndryshme. Gjatë gjithë këtyre viteve prania e Ushtrisë në bashkëpunim me Policinë dhe Gardën Kufitare ja kanë dalë mbanë me shumicën e këtyre problemeve. Por tashmë përveç reduktimit të personelit të policisë dhe rojeve kufitare , shtohet edhe mbyllja e mundshme e repartit. Janë në radhë të parë arsyet e rëndësisë kombëtare dhe interesi kombëtar që detyrojnë mirëmbajtjen e funksionimit të Batalionit dhe sigurisht që ka edhe arsye ekonomike që kanë të bëjë me funksionimin e përgjithshëm të komunës së Filiatit”, -ka deklaruar kryetari i bashkisë së Filiatit Vasilios Tzigos. Në mbledhjet dhe diskutimet e banorëve kanë marrë pjesë edhe deputetë të zonës, zyrtarë të qarkut të Thesprotisë si dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme të cilat me një peticion dërguar mediave greke theksonin midis të tjerash thuhet: “Flasim për një batalion, vetëm pak kilometra larg Shqipërisë, ku nacionalizmi fshihet dhe herë-herë manifestohet në mënyra të ndryshme, si p.sh. fletushkat e hedhura nga persona të panjohur javën e kaluar që flisnin për ushtrinë çlirimtare të Çamërisë“. Për përshkallëzimin e protestave është formuar një komision për të koordinuar lëvizjet e radhës, të cilat parashikohen të përfshijnë bllokimin e portit të Igumenitsës si dhe autostradës Egnatia së bashku edhe me protesta që do të zhvillohen në Athinë në bashkëpunim me Vëllazëritë dhe Shoqatat e ndryshme. Plani i qeverisë greke dhe Ministrisë së Mbrojtjes për mbylljen dhe riorganizimin e reparteve ushtarake greke është bërë i njohur nga prej nëntorit të kaluar kur ministri Nikos Dhendias ka paraqitur edhe një projekt 10 vjeçar me ristrukturim të forcave ushtarake greke me vlerë disa miliardë dollarë. Duke theksuar se nuk ka nevojë që Greqia të ketë më shumë reparte ushtarake se SHBA, Dhendias kishte deklaruar se do të mbyllen të paktën 132 prej mbi 837 reparteve ekzistueseve për ti bërë ato që mbeten më të fuqishme dhe me mbi 70% më shumë në numër me forca ushtarake dhe armë.

Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43
Top Channel/Dy të rinj përpiqen të shembin me forcë një derë te Kryesia e Kuvendit, e godasin me…
14/11 18:57
Top Channel/ Nga mbledhja te Rruga e Durrësit tek djegia e kazanëve, çfarë ndodhi në Protestë dhe…
14/11 18:53
Top Channel/ Protesta në Tiranë, dy djem të vegjël pozojnë mbi një stol në mes të unazës, bllokohet…
14/11 18:11
Top Channel/ Protesta në Tiranë, policia blindon Kryesinë e Kuvendit, protestuesit tentojnë…
14/11 18:04
Top Channel/ Protestuesit thyejnë tabelat në Tiranë, hedhin kapsollë dhe ngjiten mbi…
14/11 17:15
Top Channel/ Protesta në kryeqytet, bllokohet unaza, protestuesit hedhin kapsolla dhe shkatërrojnë…
14/11 17:13
Top Channel/Protesta në Tiranë, policia dhe autobotet e ujit ndjekin nga pas protestuesit, digjen…
14/11 17:11
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë ‘Zogun e zi’, vazhdojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit
14/11 16:21
Top Channel/ Tensionet e para në protestë, i vënë flakën koshave të mbeturinave, policia nuk reagon
14/11 15:42
Top Channel/ Protesta kundër Ramës/ Sot është lajmëruar mbajtja e një tjetër tubimi proteste
14/11 15:37
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren
14/11 15:12
Top News – Protestat me kërkesën për dorëheqje. Rama: Minojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE
14/11 14:05
Top News – Aksident tragjik në rrugën e Arbrit. Humbin jetën 2 persona, 5 të tjerë plagosen
14/11 13:27
Top Channel/ Grida Duma, Masterclass në Zyrih/ Dy ditë trajnimi me shqiptarët e Zvicrës
14/11 13:05
Top Channel/ “Ylli pa emër” në Gjirokastër, histori dashurie në skenën e teatrit “Zihni Sako”
14/11 12:55