Top Channel/ Grekët duan paga më të larta, protesta masive në Ditën e Punëtorëve
01/05/2026 19:37

Greqi protesta dhe marshime për 1 majin. Me protesta dhe marshime në të gjithë Greqinë, mijëra greke nderuan 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punës, duke rikthyer kërkuar paga më të larta, siguri në punë dhe respektim të të drejtave të tyre. Në Athinë, në sheshin Klafthmonos u zhvillua tubimi qendror i konfederatave të nëpunësve të sektorit privat GSEE dhe atij shtetëror ADEDY, ku sindikalistët theksuan se kostoja e jetesës, kriza e strehimit dhe mungesa e kontratave kolektive po rëndojnë gjithnjë e më shumë jetën e punonjësve. Në një tubim të veçantë në sheshin para parlamentit ,organizata e punonjësve që mbështesin partinë komuniste, PAME, organizoi protestën e vet, me tone të forta kundër politikave qeveritare dhe me mesazhe kundër luftës në Lindjen e Mesme , duke bërë thirrje për “rrugën e përmbysjes”. Në Pire, përfaqësues të punonjësve të porteve theksuan se Dita e Punës mbetet simbol i luftës për të drejta, duke kërkuar paga të denja, orare të qëndrueshme dhe mbrojtje nga pasiguria në punë. Në thelb të protestave ishin kërkesat për rritje reale të pagave, rikthim dhe forcim të kontratave kolektive, respektim të 8-orëshit, dhe përmirësim të kushteve të punës, në një periudhë ku, sipas sindikatave, paga shpesh nuk mjafton deri në fund të muajit. Tubime dhe marshime u zhvilluan edhe në Selanik, ku punonjësit u mblodhën pranë Qendrës së Punës dhe marshuan në rrugët e qytetit , si dhe në qytete të tjera të vendit, duke përcjellë mesazhe për vazhdimin e betejës për të drejtat sociale. Në këtë klimë, kryeministri Kyriakos Mitsotakis, përmes një videoje në TikTok, ka theksuar se qeveria e tij “përgjigjet me vepra dhe jo me slogane”, duke renditur masat që, sipas tij, kanë përmirësuar jetën e punonjësve, si rritja e pagës minimale në 920 euro, ulja e papunësisë dhe zbatimi i kartës dixhitale të punës. Ndërkohë vazhdojnë kritikat e partive opozitare ndaj qeverisë kosnervatore , e cila sipas tyre ka sjellë një realitet ku punonjësit nuk mund të përballojnë nevojat minimale me pagat e ulta, për shkak të kostos së lartë të jetesës dhe mungesës së sigurisë në punë.

Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52
Top News – ‘Komploti’ për të shkarkuar Sekretarin e Shtetit. Emiratet paguan 50 mln dollarë Kushner
28/10 12:06
Top News – Rebelohet Gjenerata Z në Halloween / Gjermania në alarm, frikë për skena si në Francë
28/10 11:52
Top News – Zgjedhje pa fitues të qartë në Izrael / Netanyahu dhe Eisenkot, pretendime për udhëheqje
28/10 11:47
Top News – Humbi zgjedhjet dhe rrezikon burgun / Trump i jep ‘azil’ Bolsonaros, DASH miraton vizat
28/10 11:45
Top Channel / Lëkundet pushteti i Netanjahut, kryeson koalicioni opozitar në sondazhe
27/10 23:23
Top Channel / Humbi zgjehdjet në Brazil, Bolsonaro arratiset drejt SHBA
27/10 23:20
Top News- Telefonata me Putin fut në sherr vendet nordike, Danimarka kundër Finlandës dhe Norvegjisë
27/10 22:50
Top News- Putin ndërron mendje, Lavrov zbardh plani: Lufta do përshkallëzohet
27/10 22:33
Top News- ‘Ne i zgjidhim problemet pa SHBA-të’/ Rusia e Irani bashkojnë forcat, ku po troket lufta?
27/10 22:30
Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45