8 marsi njihet si "Dita e Grave", në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi. Gratë e letrave diskutuan mbi refleksionet e tyre në këtë ditë. Flutura Acka bëri dallimin mes rolit të gruas në letërsi dhe politikë.