Një argjendari është grabitur pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Paskuqanit, në Kamëz. Siç mëson gazetarja e Top News, Kleida Muka, dy persona të armatosur kanë hyrë në ambientet e argjendarisë dhe, nën kërcënimin e armës, kanë marrë sende me vlerë. Dyshohet se autorët kanë qenë të pajisur me kallashnikov. Në momentin e grabitjes, brenda argjendarisë ndodheshin dy vajza punonjëse, të cilat janë përballur me autorët. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.