Top Channel/ Grabitje me armë në Fushë-Krujë, një hajdut serial shpallet në kërkim
05/01/2026 23:24

Pasditen e sotme, një grabitje me armë zjarri është shënuar në Fushë-Krujë, në një pikë karburanti. Sipas burimeve, një person që lëvizte me një taksi ka kërcënuar me armë punonjësit e karburantit, duke marrë paratë e xhiros ditore. Pas grabitjes, autori ka braktisur mjetin dhe është larguar në drejtim të fshatrave të zonës së Fushë-Krujës. Burime policore bëjnë me dije se i riu dyshohet se ka kryer të paktën tre vjedhje brenda pak orësh. Ngjarja ka nisur në Tiranë, ku ai ka marrë një taksi në qendër të qytetit me pretendimin për të udhëtuar drejt Fushë-Krujës. Sapo mjeti është afruar në zonën e Tapizës, ai ka kërcënuar me armë zjarri taksistin, ka marrë drejtimin e automjetit dhe e ka lënë shoferin në një zonë të largët, duke i marrë gjithashtu paratë dhe telefonin celular. Më pas, autori është drejtuar drejt një pike karburanti në afërsi të Milotit, ku sërish nën kërcënimin e armës i ka marrë punonjësit shumën e parave të xhiros ditore. Automjeti është gjetur më vonë i braktisur pranë një xhamie në Fushë-Krujë, ndërsa autori është arratisur. Sipas policisë, i njëjti person dyshohet se ka përdorur të njëjtën skemë grabitjeje edhe në fund të muajit dhjetor, ku ka grabitur me forcë një taksist nga Tirana, duke i marrë para dhe telefon nën kërcënimin e armës.

Top Channel/ Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, thirret si person në dijeni për aeroportin
26/10 10:26
Top News- Mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, Rama mbërrin në Kryesinë e Kuvendit
26/10 10:08
Top Channel/ Rrjedhje gazi nga një bombol, zjarrfikësit në Fier neutralizojnë situatën
26/10 09:55
Top News- Shmanget tragjedia në Fier, rrjedhje gazi në një apartament, ndërhyn në kohë zjarrfikësja
26/10 09:44
Top Channel/ Betejë zjarr-gaz te Kryeministria! Sërish kaos në Tiranë, “luftë” mes palëve
25/10 22:48
Top News- 13 ditë protestë në Tiranë/ Jo dialogut me kryeministrin, gurë drejt policisë
25/10 22:30
Top News – Tifozi i ‘TKZ’ rrezikon syrin. Kreu i fshf mesazh për 28 vjeçarin e lënduar në protestë
25/10 22:00
Top News- ‘Shpenzimet u mundësuan nga shteti’/ Rama repliklon me motrën e protestuesit të plagosur
25/10 21:00
Top Channel/ Thyhen xhamat e Kuvendit, një grup të rinjsh sulmuan katin e parë, policia s’reagoi
25/10 20:17
Top Channel/ Incidentet në protestë, të rinjtë hodhën sërish gurë dhe përplasen me policinë
25/10 20:16
Top Channel/Studentët & dialogu në 2 epoka, krahasimi me të rinjtë e viteve 1990 sonte në Exclusive
25/10 19:57
Top Channel/ Mbërrin në Itali Erjon Vishkulli, Rama replikë me motrën e të riut për kurimin jashtë
25/10 19:45
Top News- Dita e 13-të e protestës, të rinjtë hedhin kapsollë para kryeministrisë
25/10 19:33
Top Channel/ Përplasje e ashpër pranë Kryeministrisë/ Policia përdor spraj me piper drejt protestuesve
25/10 18:54
Top Channel/ Protestuesit i heqin pllakat metalike bizneseve, sulmojnë një bankë të nivelit të dytë
25/10 18:28
Top Channel/ Hidhen gurë drejt Kryeministrisë, policia ndërhyn me ujë e gaz, nisin shoqërimet
25/10 18:17
Top Channel/ Polici preket nga fjalët e protestuesit: Vendosim maskën që të mbrohemi nga ju
25/10 17:13
Top Channel/ Nis hedhja e kapsollave para Kryeministrisë, policia bën gati autobotet e ujit
25/10 16:58
Top News- ‘Sigurova transportin me avion charter’/ Rama flet për plagosjen e të riut më plumb gome
25/10 15:34
Top Channel/ Elbasan, thahen qershitë/ Thatësirat e zgjatura, dëmtohen gjysma e pemëve
25/10 15:26