Një tentativë vjedhjeje në një vilë private i ka marrë jetën një 46-vjeçar shqiptar në Itali, i cili u rrëzua nga ballkoni ndërsa mundohej të largohej pas vjedhjes, i frikësuar nga të shtënat me armë zjarri të pronarëve të shtëpisë. Sipas informacioneve paraprake, shqiptari kishte hyrë në banesë së bashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë. Pronarët e shtëpisë i kanë zbuluar dhe kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, çka ka shkaktuar panik te hajdutët, të cilët janë larguar me vrap.