Një 37-vjeçar në Durrës është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka grabitur me forcë xhiron ditore të një dyqani të një kompanie celulare. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15, në lagjen nr. 16, Durrës, ku Gerald Ramaj, 37 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një dyqani celularësh dhe ka marrë me forcë shumën prej rreth 100 mijë lekësh të reja, e cila përbënte xhiron ditore të biznesit. Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale “Shqiponja”, në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë nisur menjëherë veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.