Top Channel/ Grabiti bankën me ChatGPT, por telefoni e tradhtoi! 23-vjeçari dënohet me 10 vite burg
25/08/2026 20:10

Në epokën e teknologjisë së avancuar, edhe mënyrat e kryerjes së krimeve po ndryshojnë. Një 23-vjeçar nga Nebraska, SHBA, përdori ChatGPT për të kërkuar informacion mbi mënyrën se si mund të grabiste një bankë, por në fund ishte pikërisht historiku i telefonit të tij që e çoi në burg. Deron Lewis-Payne u dënua me më shumë se 10 vite burg nga një gjykatë në Omaha, pasi u shpall fajtor për grabitjen e një banke të kryer në shkurt. I armatosur me një pistoletë gjysmëautomatike, i riu hyri në një bankë dhe kërcënoi një arkëtar, duke i kërkuar paratë. Pasi mori pak më shumë se 9 mijë dollarë, ai u largua nga vendngjarja. Një pjesë të madhe të shumës e shpenzoi pak më vonë për rroba dhe këpucë në një qendër tregtare aty pranë. Ndërkohë, kamerat e sigurisë kishin regjistruar grabitjen dhe ndihmuan autoritetet ta identifikonin. Lewis-Payne pranoi se kishte drejtuar makinën e kapur nga kamerat, por mohoi të kishte marrë pjesë në grabitje. Hetuesit morën leje për të kontrolluar telefonin e tij dhe aty gjetën prova që e lidhën drejtpërdrejt me krimin. Në historikun e internetit, policia zbuloi disa kërkime që 23-vjeçari kishte bërë në ChatGPT, duke kërkuar informacion mbi mënyrën e kryerjes së një grabitjeje banke. Por nuk ishte vetëm ChatGPT që e tradhtoi. Në historikun e Google Maps u gjet edhe një kërkim për udhëzime drejt “I3 Bank”, institucioni financiar që ishte objektivi i grabitjes. Këto të dhëna, së bashku me provat e tjera të mbledhura nga hetuesit, rrëzuan versionin e të riut dhe çuan në dënimin e tij me më shumë se një dekadë burg. Kështu, bashkëpunëtori teknologjik që Lewis-Payne kishte përdorur për të kërkuar mënyrën e kryerjes së grabitjes, përfundoi duke u bërë një nga provat që e çuan atë pas hekurave.

Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16