Tetë presona të armatosur dhe të veshur si forcat komando bllokuan rrugën shtetërore 131, në provincën e Sassari në Itali, dhe grabitën një furgon që po transportonte para. Këto janë momentet kur dy prej tyre afrohen të armatosur drejt makinave dhe u kërkojnë shoferëve që të zbresin. Sipas mediave italiane gjatë grabitjes pati të shtëna, ndërsa u plagos në këmbë njëri prej rojeve të sigurisë, ndërsa tre të tjerë morën lëndime pasi u dhunuan.