Dy kushërinj, Aleksandro Lazaj, 22 vjeç dhe Kristjan Lazaj, 21 vjeç, ranë në pranga nga policia e kryeqytetit, pasi më anë të një thike grabitën punonjësin e një karburanti në zonën e Selitës. Kristjani është afruar për të furnizuar automjetin me karburant, ndërsa Aleksandro i ka vjedhur me dhunë punonjësit të karburantit, xhiron ditore pavarësisht se ky i fundit bëri rezistencë dhe u përlesh me 21 vjeçarin.